Ndryshojnë trajnerët e ekipeve zinxhirë te Kombëtarja. Jupi te U-21, Bellai te U-19

dgdfgdfhfgNdryshojnë trajnerët e ekipeve kombëtare U-21 dhe U-19. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Sulku ka prezantuar sot dy emrat e rinj, përkatëisht Redi Jupi dhe Arjan Bellai.

“Falënderoj fillimisht trajnerët paraardhës, për punën e lavdërueshme që kanë kryer në drejtimin e ekipeve të tyre. Dihet që Skënder Gega, është larguar për të drejtuar një ekip në Kuvajt, ndërsa Altin Lala, nuk do të jetë më trajner i U-19 dhe pjesëtar i stafit të ekipit kombëtar, sepse ka kërkuar të largohet për shkaqe personale. Sidoqoftë, një kampion si Lala është gjithmonë i mirëpritur, në stafet tona”- deklaroi Shulku.

Trajneri i U-21, Redi Jupi deklaroi” “Kemi nisur punën menjëherë për të përgatitur dy ndeshjet e radhës, kundër Izraelit dhe Portugalisë. Për fat, skuadrën e njoh sepse kam bëshkëpunuar me Skënderin. Them se do të jenë ndeshje të vështira, të cilat do të kërkojnë impenjim maksimal. Nuk do të bëjmë ndryshime të mëdha”.

Ndërkohë Arjan Bellai që do të drejtojë ekipin U-19 tha: “Sigurisht, që për skuadrën kam pak gjëra të reja për të thënë, për shkak se e njoh duke punuar së bashku me Altin Lalën. Do të bëjmë më të mirën, me kontingjentin e lojtarëve që kemi në dispozicion”-ka premtuar ish-futbollisti i kombëtares.

Sa i përket ndihmës trajnerëve, Redi Jupi do të ketë Vasillaq Zërin, një emër i njohur i futbollit shqiptar në vitet 70-80. Ndërsa Arjan Bellai do të ketë Sulejman Demollarin, një tjetër emër të madh të futbollit tonë.