“Ne jemi si ju”, aktivitet për fëmijët me autizëm në Gjirokastër

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, Këshilli i Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore kanë organizuar një aktivitet sensibilizues nën moton “Ne jemi si ju”.

Fëmijët e qendrës së autizmit në Gjirokastër së bashku me nxënës të shkollave “Urani Rumbo” e “Koto Hoxhi”, kanë marshuar së bashku përgjatë një rruge drejt lagjes Granicë.

Më pas aktiviteti vijoi me një shfaqe të cirkut për të gjithë fëmijët. Ky organizim bëhej nën kujdesin e Këshillit të Qarkut Gjirokastër.

Në të vetmen qendër shtetërore të autizmit që ndodhet në Gjirokastër trajtohen mbi 40 fëmijë. Në nivel qarku, numri i autikëve në Gjirokastër është relativisht i lartë. Vetëm shkollat e Gjirokastrës janë rreth 35 fëmijë me aftësi të kufizuara, ndërsa 9 mësuese kujdesen në mënyrë të veçantë për ta.