Nesër ora 19:00, Mirela Kumbaro prezanton programin e saj për Libohovën që duam

Nesër në mbrëmje Mirela Kumbaro prezanton në Libohovë platformën e saj elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

Takimi do të zhvillohet në ish-kinemanë e qytetit në orën 19:00.

Fundjavën e kaluar, ajo ishte në Libohovë për një takim festiv me të rinjtë.

Ministrja e Kulturës kandidon për deputete e qarkut Gjirokastër nën siglën e Partisë Socialiste.

Dy vitet e fundit si Ministre Kulture, Kumbaro ka sjellë në Bashkinë Libohovë dy investime të rëndësishme sic është rruga e Labovës dhe restaurimi i Kishës së Shën Marias, ndërsa pritet të nisë së shpejti edhe projekti për rikualifikimin urban të qendrës së Libohovës.