Ngjarja në Dropull, shfaqet një parrullë e turpshme në Tiranë: Një grek më pak, një bastard më pak!

Po luhet në “Selman Stërmasi” sfida më e rëndësishme e javës së 10-të të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Skënderbeut. Në stadiumin e kryeqytetit ka një numër të konsiderueshëm tifozësh, teksa mes mbështetësve të Partizanit dallohet edhe një parullë që ka lidhje me vrasjen e ekstremistit grek nga Forcat RENEA dje në Bularat. Sigurisht që kjo është një parrullë e turpshme që duhet dënuar dhe autorët të vihen para përgjegjësisë. Parrulla të tilla minojnë raportet mes dy vendeve fqinje. Nacionalizmi është shtreha e fundit e maskarenjve dhe kushdo që bën parrulla të tilla është thjsht maskara dhe i sëmurë.