Nis reforma e ujit, 90 ditë afat të mos vidhni më, në shkurt nisin arrestimet

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot nisjen e reformës së ujit të pijshëm: 90 ditë afat konsumatorëve që nuk paguajnë të vetërregullohen, pasi më pas do të ndëshkohen njesoj si abuzuesit e energjisë elektrike.

Rama ka mbledhur prefektët, kryebashkiakët, drejtuesit e sektorit etj. dhe deklaroi qartë se “nuk do të fillojmë me penalizime; vjedhja e ujit dënohet si çdo vjedhje tjetër nga Kodi Penal,  por duke patur parasysh tërë atë trashëgimi në mentalitet, e shohim të udhës t’u japim kohën e duhur, konsumatorëve. Natyrisht, në bashkëpunim me bashkitë dhe strukturat e Policisë së Shtetit, do të fillojmë preren e lidhjeve të paligjshme dhe për 90 ditë, kush kërkon ujë nga sistemi i ujësjellësit, duhet të rregullojë marrëdhënien që të mos penalizohet. Penalizime më pas do të jenë shumë të rënda.”