Nisin aplikimet për mësues, ja rregullat dhe afati i fundit

KRISTAQ_VISO500Duke nisur nga kjo e mërkurë, të diplomuarit për mësuesi që duan të nisin punën si arsimtar mund të aplikojnë online në arsimi.gov.al, ne websiten e Ministrisë së Arsimit.

Kjo është një procedure e re për të bërë emërimet në bazë të këtij aplikimi dhe provimit të shtetit që do t’i nënshtrohen mësuesit.

Në shkolla do të ketë vend për rreth 1900 mësues, pasi do të largohen nga sistemi, mësuesit pa arsimin përkatës që rezultuan si të tillë nga raporti i arsimit parauniversitar.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se kjo është një fazë e re e paaplikuar më herët për të shmangur çdo emërim poiltik apo preferencial.

Ministrja ftoi të gjithë mësuesit të aplikojnë online. Të drejtën për të bërë këtë aplikim mësuesit do ta kenë deri më 27 nëntor.

Më pas do të vijoj procesi i testimit të tyre për aftësinë dhe më pas licensimi. Asnjë mësues nuk do të punojë më jashtë profilit dhe askush nuk ka të drejtë të jap mësim pa qënë më parë i licensuar.

Thirrjen për aplikimet Ministria Nikolla i bëri në Shkollën e Kuqe në kryeqytet gjatë një takimi të bërë më mësues të Tiranës.