Një familje në fshatin Dhoksat braktis shtëpinë pas rrëshqitjes së dherave [VIDEO]

sdfdsgdfgShirat e rrëmbyeshëm të dimrit, kanë shkaktuar rrëshqitje problematike toke në fshatin Dhoksat rreth 10 kilometra në lindje të qytetit të Gjirokastrës. 

Rrëshqitjet e tokës kanë bërë të pabanueshme edhe banesën e familjes Cepe që ndodhet në një kodër në fshatin Dhoksat. Sipas kryefamiljarit Vasil Cepe, banesa është ndërtuar përpara 18 viteve nga djali i tij dhe nuk ka pasur asnjë problem. 

“Shirat e rrëmbyeshëm përpara disa javësh, shkaktuan rrëshqitjen e tokës në kodrën ku ndodhet shtëpia duke shkaktuar plasaritje dhe çarje të mureve”, -shprehet për A1 Report, i moshuari i familjes Cepe. 

Gjatë këtyre ditëve në banesë kanë qenë të pranishëm edhe specialistë gjeologë të cilët e kanë cilësuar të pabanueshme shtëpinë në fjalë.