Një histori e bukur Krishtlindjesh

d3707823-a4d8-4ee8-9784-56fc6c5ba96b-620x372Studendtja angleze arrin të mbledhë më shumë se 40 mijë euro për një të pastrehë, i cili i kishte ofruar asaj monedhat e tij të fundit.

Ndërsa kishte humbur kartën e saj bankare, një i pastrehë i ofron asaj monedhat e tij të fundit, në mënyrë që ajo të mund të kthehej në shtëpi e sigurt. E prekur nga ky xhest, studentja nis një fushatë sensibilizimi për t’i ardhur në ndihmë bamirësit të saj.

Është një histori e bukur Krishtlindjesh, një ilustrim i bukur për cfarë solidariteti mund të gjenerojë.

Një mbrëmje dimri në një orë shumë të vonë, Dominique Harrison-Bentzen, studente në universitetin qendror të Lankshirit në Britaninë e Madhe, kupton se kishte humbur kartën e saj bankare. Transporti publik nuk punonte më në këtë orë të vonë të natës dhe ajo nuk kishte para kesh. Pra nuk kishte asnjë mënyrë që ajo të kthehej në shtëpi.

Por dikush vë re fatkeqësinë e saj. Ky ishte Robi, një i pastrehë. Ai i ofron asaj 3 paundët (3.8 euro) e tij të fundit që ajo të marrë një taksi.’’Kështu ju mund të ktheheni në shtëpi e sigurt’’ i thotë ai. Vajza nuk e pranon ofertën, por e prekur nga xhesti i tij vendos ta ndihmojë këtë njeri i cili ishte i gatshëm t’i jepte monedhat e tij të fundit.

‘’Unë u preka nga një xhest i bukur që vjen nga dikush që përballet çdo ditë me indiferencën’’ shpjegon ajo për The Guardian.

Ajo kthehet pas katër ditësh në rrugët e Prestonit për të rigjetur Robin. Ai i tregon atëherë historinë e tij. Spiralen e rrugës, pa një strehë, pa adresë, pa të ardhura dhe pamundësinë që në këtë gjendje të gjejë një punë.

Ajo vendos atëherë të nisë një fushatë online për të ndihmuar Robin të dalë nga rruga dhe të rinisë një jetë normale. Ajo i kërkon çdokujt të dhurojë 3 paund, të njëjtën shumë që Robin i kishte dhuruar asaj. Me qëllim që të tërheqë vemendjen e mediave, ajo kalon 24 orë në rrugë në shoqërinë e tij.

Bujaria e përdoruesve të internetit i kaloi pritshmëritë. Objektivi fillestar prej 30 mijë paund u arrit shpejt dhe donacionet vazhdojnë të vijnë. Një histori e bukur që pati jehonë të madhe në Angli.