Një kandidat i PS-së për Bashkinë Libohovë

Libohove3Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë mbyllur marrëveshjen mes tyre për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. LSI do të dalë me kandidatë të saj në 18 nga 61 bashki të vendit. Në Qarkun e Gjirokastrës, LSI do të marrë dy bashki. Konkretisht Bashkinë Gjirokastër dhe Bashkinë Memaliaj.

Ndërkohë që në Bashkinë Libohovë pritet të kandidojë një përfaqësues i Partisë Socialiste, ndryshe nga sa ishte folur më parë për një kandidat nga radhët e LSI-së. Sa i përket emrave të kandidatëve, qarkullojnë disa, por akoma nuk ka dicka zyrtare.