Nuk pranoi të martohej me burrin që i zgjodhi familja, 18-vjeçarja nga Këlcyra largohet nga shtëpia

ruzhe-spahiu-685x320U gjet 6 ditë pasi kishte ikur nga shpia pasi nuk donte të martohej me burrin që i kishte gjetur familja, pikërisht fqinjin e saj. Kjo është historia e Ruzhe Spahiut nga Këlcyra e Përmetit që u largua 1 javë më parë nga banesa e saj, pasi në tetor do të martohej.

Në dëshminë e saj të parë pasi është gjetur në Kamëz Spahiu ka thënë: “U largova me dëshirë, nuk kam patur asnjë problem tjetër. Nuk doja të martohesha me fqinjin”.

Kjo ka qenë dëshmia e vajzës 18­vjeçare nga Këlcyra, e cila u largua nga shtëpia pak ditë para dasmës së saj.

Ajo u gjet nga policia ditën e sotme në Kamëz. Vajza ishte larguar prej banesës së saj në Këlcyrë, pasi nuk donte të martohej me fqinjin e saj.

Nga ana tjetër, babai i vajzës, Sejat Spahiu ka thënë se ai e respekton vendimin e vajzës së tij për të mos u martuar me fqinjin.