“Numri i Vangjel Tavos”, plas gallata në rrjetet sociale (FOTO)

Ajo që ka qarkullon si legjendë urbane në jug të vendit për Vangjel Tavon, për të cilin thuhet se është “deputeti që të hap telefonin”, këto ditë të fushatës është marrë si argument nga kandidatët e PS-së në Gjirokastër, Mirela Kumbaro dhe Flamur Golemi.

Ata e kanë ironizuar Tavon në takimet e tyre elektorale, duke e etiketuar shpesh si “deputeti me numër telefoni”, duke theksuar se deputet të bën puna dhe shërbimi ndaj komunitetit, jo thjesht fakti se njerëzit të kanë numrin e telefonit dhe ti i përgjigjesh kur ata të thërrasin, ndërkohë që porblemet janë po aty të pazgjidhura.

Sipas tyre kjo përdoret si fasadë nga Tavo, thjesht për t’i marrë votën qytetarëve dhe këtë thonë ata, ai po e bën prej 20 vitesh.

Por përtej “thumbave” të Kumbaros e Golemit, kanë nisur së fundi të qarkullojnë në rrjetet sociale meme të ndryshme që ironizojnë Vangjel Tavon dhe historinë me numrin e tij të telefonit.

Nuk dihet kush i ka krijuar këto foto-montazhe, por siç do ta shihet më poshtë, niveli i kreativitetit dhe fantazisë i tejkalon limitet dhe në ndonjë rast edhe etikën.

/ArgjiroLajm.net/