Operacion antikanabis, zbulohen 4 mijë rrënjë hashash

Asgjesohen 3.883 bimë narkotike në komunën Kurvelesh të rrethit Tepelenë.

Në zbatim te planit të operacionit të koduar NIVICA- 2015 për zbulimin , goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur Medarov – Llufë të fshatit Nivicë, komuna Kurvelesh, rrethi Tepelenë u gjetën të kultivuara në gropa, në tre parcela hapur rishtas e të lidhura me njëra tjetrën, 3.883 bime narkotike me një lartësi 20-40 cm, prej të cilave u asgjësuan 3.853 bimë narkotike të dyshuar si narkotike e llojit Cannabis Sativa, u morën 30 prej tyre në cilësin e provës materiale.

Po punohet për idenftifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Materialet i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Gjirokastër,për veprën penale parashikuar nga neni 284 i K.Penal.tmp_15817-3427913488tmp_15817-11482867685tmp_15817-2820061297