Pallati që rrezikon të shembet, Prokuroria e Gjirokastrës nis hetimet

Prokuroria e Gjirokastrës nis hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në rrëshqitjen e kodrës në lagjen punëtori duke rrezikuar pallatin pesë katësh. Burime nga prokuroria thonë se hetimet kanë nisur kryesisht pas publikimit në media të rastit ndërsa i është kërkuar zyrtarisht informacion bashkisë dhe emergjencave civile.

Shkak i kësaj rrëshkitje dhe çarje të tokës dyshohet se janë punimet në kundërshtim me rregullat e ndërtimit ndërsa rezulton se një subjekt aty pranë është pajisur me leje nga pushteti lokal. Hetimit për rregullsinë e lejes dhe mos ndërhyrjen në këtë zonë me mbjedhje pemësh dhe pse më parë ishte konsideruar e rrezikuar do të jenë pjesë e hetimit të prokurorisëë mbi rastin.