PAMJE TË RËNDA/ Kushte skandaloze në spitalin e Gjirokastrës (FOTO)

Në fillim të kësaj jave kryeministri Edi Rama u kërkoi dorëheqjen drejtuesve të spitaleve në vend, për t’i hapur rrugë, siç tha ai, përzgjedhjes me konkurs publik të drejtuesve të rinj.

Deri më tani asnjë prej drejtorëve nuk është larguar nga detyra. Megjithatë funksionimi i mirë i spitaleve nuk është thjesht çështje drejtorësh, por edhe mungesë investimesh dhe më tej akoma keqmenaxhim i aseteve publike, aq më tepër kur ato janë të rëndësisë së veçantë.

Fotot që shihni më poshtë janë dërguar tek ArgjiroLajm.net nga një qytetar i Gjirokastrës. Kjo është pamja në disa ambiente të Kirurgjisë në spitalin rajonal ‘Omer Nishani’. Diku lagështi nëpër mure, diku krevate të shpartalluar e më tej tavane të shqyer, për të vijuar me tualetin në kushte skandaloze.

Me siguri që jo i gjithë spitali i Gjirokastrës është i tillë, por edhe këto pak pamje që ne sjellim në vëmendjen tuaj, mjaftojnë për të dhënë alarmin se kjo gjendje është e papranueshme dhe duhet të marrë fund përgjithmonë. Kush hesht përballë një situate të tillë, nuk bën gjë tjetër veçse mban anën e së keqes.

/ArgjiroLajm.net/