Papa: Fëmijët e meritojnë ndonjë dackë

papaPapa Françesku vazhdon të befasojë me disa deklarata të tij. Këtë herë ai tha se nuk ka problem që prindërit t’i japin ndonjë dackë fëmijës si ndëshkim për sjellje të keqe. Ai i bëri këto komente gjatë audiencës së përgjithshme të së mërkurës.

Ai bëri edhe një lëvizje sikur po godiste një fëmijë në të pasme. Më herët Papa kishte deklaruar se katolikët nuk duhet të çiftëzohen si lepuj.