Papunësia, ministrja Kumbaro takim me gratë libohovite (FOTO)

Gjatë vizitës në Gjirokastër në kuadër të festave të 7 e 8 Marsit, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ishte edhe në Libohovë në një takim gratë e këtij qyteti.

E shoqëruar nga kreu i Zyrës Rajonale të Punësimit, Edi Pesha dhe Lira Xarba, administratorja e një kompanie fason, ministrja Kumbaroi diskutoi mbi problemin e punësimit të grave në Libohovë.

Drejtori i Zyrës Rajonale të Punësimit paraqiti disa nga alternativat që ofron ky institucion për punësimin e grave, ndërsa përfaqësuesja e kompanisë fason shpjegoi me detaje si funksionon puna në biznesin e saj dhe i ftoi gratë libohovite ta vlerësojnë këtë mundësi punësimi, e cila ndihmon sadopak me të ardhura ekonominë familjare.

Ministrja Kumbaro ishte në Libohovë edhe dy javë më parë në një takim me banorët, ku foli për investimet që ka përfituar Libohova në vitet e fundit dhe natyrisht rivitalizimi i qendrës së qytetetit mbetet investimi më i madh. /Libohova Online