‘Paqe’ në sfidën e nxehtë me Maqedoninë, Roshi ‘ëngjëll’ dhe ‘djall’ i Shqipërisë

‘Paqe’ në sfidën e nxehtë me Maqedoninë, Roshi ‘ëngjëll’ dhe ‘djall’ i Shqipërisë

‘Paqe’ në sfidën e nxehtë me Maqedoninë, Roshi ‘ëngjëll’ dhe ‘djall’ i Shqipërisë
22:40, 05/09/2017

Në stadiumin e Strumicës u luajt ndeshja e Grupit G mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, e cila përfundoi në barazim 1-1.

Loja ka nisur e shpejtë nga të dy ekipet. Në minutën e 23-të Pandev gjuan fort nga jashtë zone dhe Berisha grushton me vështirësi, duke shpëtuar ekipin tonë kombëtar nga pësimi i golit.

Deri në fund të pjesës së parë loja nuk prodhon shumë raste, duke u mbyllur 0-0, por dy kartonë të verdhë. Mavraj dhe Kukeli ndëshkohen për kuqezinjtë, duke humbur kështu ndeshjen e radhës me Spanjën.

Në pjesën e dytë në minutën e 53-të Odise Roshi me një gjuajtje të saktë me kokë kalon Shqipërinë në avantazh.

Në minutën e 69-të ka drithërima për Shqipërinë. Alioski harkon nga e djathta, Nestorovski devijon sferën dhe pastaj Pandev gjuan me kokë duke kaluar Berishën. Elseid Hysaj tregohet vendimtar, duke larguar topin nga vija e portës.

Fatale për kuqezinjtë është minuta e 77-të. Roshi prek topin me dorëbrenda zone dhe ka penallti për vendësit. Nga pika e bardhë Trajkovski gjuan saktë, duke barazuar shifrat në 1-1.

Në minutat e fundit dhe ato 3 shtesë të akorduara nga gjyqtari kryesor, rezultati nuk ndryshon më. Të dy ekipet ndajnë nga një pikë, me kuqezinjtë që përshëndeten në fund nga tifozët e pranishëm në stadiumin e Strumicës.