Para dhe pushtet, ja kush është kryebashkiaku më i pasur i qarkut Gjirokastër (Renditja)

ArgjiroLajm.net ka raportuar gjatë javës që shkoi mbi pasuritë e deklaruara për vitin 2016 nga kryebashkiakët e qarkut Gjirokastër. Sot do të sjellim një renditje nga kryebashkiaku më i pasur tek më i varfëri, duke iu referuar gjithnjë deklaratës së pasurisë së bërë nga ata vetë në ILDKPI. Pra, kriteri për këtë renditje është thjesht vlera e pasurisë së deklaruar gjatë vitit 2016 nga secili kryebashkiak, ku përfshihet pasuria në emrin e tyre personal dhe të familjarëve.

Në ato raste kur kur është deklaruar depozitë në euro (vetëm një rast nga kryebashkiakja e Gjirokastrës) për efekt të llogaritjes së të gjithë të ardhurave e kemi konvertuar në lekë me kursin e ditës. Nga 7 kryebashkiakët e qarkut Gjirokastër, me më shumë pasuri të deklaruar gjatë vitit 2016 qëndron kryetari i Bashkisë Këlcyrë, Klemend Ndoni, me rreth 80 milionë lekë të vjetra.

Vendin e dytë e zë Zamira Rami me rreth 76 milionë lekë të vjetra. E fundit në listë qëndron Luiza Mandi me rreth 12 milionë lekë të vjetra. Ndërsa ju ftojmë më poshtë të shihni renditjen e plotë me të shtatë emrat, mos harroni se kjo është vetëm pjesa e pasurisë së deklaruar. Pa i paragjykuar, me ndoshta secili prej tyre mund të ketë edhe pasuri të fshehtë, të cilën nuk e ka deklaruar pasi mbase nuk e justifikon dot me punën që ka bërë.

©ArgjiroLajm.net