‘Para dhe pushtet’, kjo është pasuria që ka deklaruar Zamira Rami gjatë vitit 2016

Spending Data Albania ka publikuar deklarimin pasuror për vitin 2016 të kryebashkiakëve të vendit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë. Argjirolajm.net sjell më poshtë deklaratën e plotë të kryebashkiakes së Gjirokastrës, Zamira Rami. Nga personat e familjes të përfshirë në këtë deklaratë janë bashkëshorti i saj, Dritan Rami, si dhe vjehrra e saj. Pasuria e deklaruar është si më poshtë:

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet

Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, 1 097 483 lekë.

Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies

Të ardhura nga interes Bono Thesari, 51 418 lekë.

Të ardhura nga interes depozite, 48 480 lekë.

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare

1) Bashkëshorti, Z. Dritan Rami, të ardhura nga paga në universitetin “Eqerem Çabej”, 775 084 lekë.

2) Bashkëshorti, të ardhura nga paga si Mjek Ekspertize pranë Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore, Gjirokastër, 161 676 lekë.

3) Vjerra, të ardhura nga pension pleqërie, 273 947 lekë.

Të ardhura të tjera

1) Blerë më 31.08.2016 shtëpi e hipotekuar me sip. trualli 290 m2 dhe sip. ndërtese 168 m2 në Gjirokastër, 2 400 000 lekë, me të ardhura nga kursime cash 13 000 euro dhe të ardhura të vitit 2016730 000 lekë.

2) Gjendje llogari depozite shtuar me 48 480 lekë.

3) Gjendje kursime cash me 31 dhjetor 6 500 euro, pakësuar me 11 500 euro.

4) Gjendje Bono Thesari më 31 dhjetor 1 540 000 lekë, pakësuar me 120 000 lekë.

5) Bashkëshorti, bashkëtitullar me të ëmën i një depozite bankare në shumën 350 900 lekë për arsye të moshës së të ëmës.

Shpenzimet e deklarueshme të vitit 2016.

Shlyer në vitin 2016 –390 805 lekë për kredi bankare marrë më 18.02.2016 me principal 2 497 000 lekëdhe afat shlyerje 5 vjet. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 2 106 195 lekë.

©ArgjiroLajm.net