Parashiki i motit, 20 shkurt 2015

f1_16moti1389888963Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga moti i qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit dhe për pasojë kthjellimet do të jenë të pranishme në të gjithë vendin. Parashikohet që pasditja të sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë vendin ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në pjesën verilindore dhe juglindore të vendit. E njëjta situatë e motit do të vijojë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në vlerat maksimale. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi  verilindor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Europa

Vendet Perendimore do te dominohen nga vraneisra dhe shira, me problematike situata do te paraqiten ne Britani dhe Portugali ku shirat do te jene me intensitet te larte. Po ashtu, me reshje debore do te vijoje situata meteorologjike per vendet Skandinave dhe vendet Balltike. Ndërsa vendet Mesdhetare dhe gadishulli i Ballkanit do te jene ne ndikimin e motit te kthjellet