Pas “Gjiro Open Air”, Kumbaro “bekon” edhe Kampionatin botëror të Fluturimeve të Lira në Vlorë

Një ditë pasi çeli në Tiranë “Bienalen e Mesdheut”, event ky i organizuar për herë të parë në Shqipëri, ku marrin pjesë rreth 230 artistë të rinj, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ishte sot në Vlorë për një tjetër aktivitet të rëndësishëm që promovon vlerat turistike të jugut të vendit.

Bashkë me ministren Edita Tahiri nga Kosova, ministrat Gjiknuri dhe Ekonomi, si dhe aktoren Eliza Dushut, ajo mori pjesë në hapjen solemne të Kampionatit Botëror të Fluturimeve të Lira në Vlorë, i organizuar nga “Albanian open”.

Ky event e kthen bregun në një skenë të hapur natyrore mes sportit të qiellit dhe trashëgimisë kulturore në tokë. Në fund të muajit mars, Kumbaro mbështeti edhe “Gjiro Open Air” një tjetër event i rëndësishëm për promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të qarkut Gjirokastër.

Dhjetra sportistë vendas e të huaj bënë fluturime nga mali i Cajupit për disa ditë. Sipas Kumbaros, promovimi i kulturës dhe i trashëgimisë janë oferta më e mirë turistike që garantojnë një turizëm të qëndrueshëm përgjatë gjithë vitit.

/ArgjiroLajm.net/