Pas Gjirokastrës ambasadorja e BE-së viziton Përmetin, ndalet te qendra historike dhe banjat termale (FOTO)

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin zhvilloi një vizitë në qytetin e Përmetit.

E shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ajo u ndalë gjithashtu në Qendrën Historike të Përmetit, si dhe në ujërat termale të Bënjës.

Duke folur për investimet e qeverisë shqiptare në Përmet, ministrja Kumbaro ndau me ambasadoren Vlahutin vizionin për të zhvilluar ekonomikisht këtë zonë përmes trashëgimisë kulturore dhe turizmit duke ruajtur dhe promovuar potencialet e Përmetit.

Në vijim të vizitës në këtë qytet, Vlahutin e Kumbaro u pritën edhe nga kryebashkiaku Niko Shupuli, i cili firmosi gjithashtu Kartën Evropiane për barazinë e grave dhe burrave në nivel lokal.

/ArgjiroLajm.net/

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

Image may contain: bridge, tree, plant, outdoor, nature and water

Image may contain: one or more people, plant, tree, outdoor, nature and water

Image may contain: mountain, sky, plant, cloud, tree, outdoor, nature and water

Image may contain: 7 people, people sitting and indoor

Image may contain: one or more people, sky and outdoor