Pas rrugës, nis edhe restaurimi i Kishës së Labovës (FOTO)

Ka nisur puna për restaurimin e Kishës së Shan Marias në fshatin Labovë e Kryqit. Siç shihet edhe nga fotot më poshtë, janë ngritur skelat jashtë objektit për të kryer ndërhyrjet restauruese sipas objektit. Restaurimi i Kishës është një financim i qeverisë shqiptare përmes Ministrisë së Kulturës.

Ndërkohë prej pak kohësh po punohet edhe për rikonstruksionin e rrugës që të çon në Labovë. Parashikohet që punimet të përfundojnë pas disa muajsh.

Ministrja Mirela Kumbaro ka qenë disa herë në Labovë për të parë nga afër këtë investim, në një prej perlave të trashëgimisë kulturore kombëtare, sikundër është Kisha e Shën Marias. Kisha e Labovës së Kryqit është një nga më të vjetrat në Shqipëri dhe dikur përmbante një relike të shenjtë që besohej se ishte pjesë e kryqit të vërtetë të Krishtit.

Ndërtesa është tipike bizantine me një kupolë të lartë qendrore, me navën dhe aislet e ndërtuara në mënyrë që të krijojnë figurën e kryqit. Hyrja kryesore në kishë është përmes një narteksi të mëvonshëm. Ka të paktën 9 nivele të dallueshme afreskesh të pikturuara në sipërfaqen e mureve të brendshme.

Kisha,është kryesisht ndërtim i shekullit të 13-të dhe kohës së Despotatit të Epirit, megjithëse një themel fillestar mund të shkojë thellë në kohën e Perandorit Justinian në vitet 527-565.

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: sky, tree, outdoor and nature

Image may contain: one or more people

Image may contain: one or more people

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: sky, tree, outdoor and nature