Pasi la punën në Libohovë, 60-vjeçari bie në greminë. Forcat zjarrfikëse e nxjerrin të vdekur

tmp_26494-nepravishte-ok-ok-ok1184624789Një person ka humbur jetën pasi ra në greminë në një zonë malore në afërsi të Nepravishtës në Gjirokastër.Viktima është identifikuar si Elmaz Kulla, 60 vjeç, i cili punonte si murator në Libohovë.

Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë duke u kthyer pas pune, në fshatin e tij në Nepravishtë, përmes shtigjesh në mal, por kjo ka rezultuar fatale për të. I ndikuar dhe nga errësira ai ka rrëshqitur duke rënë në greminë.

Megjithë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen gjallë të tij, ka qenë e pamundur pasi rënia nga një lartësi e konsiderueshme i ka shkaktuar vdekjen.