Pazari Gjirokastër është ‘qëndisur’ me punimet artizanale të panairit [FOTO]

Për tre ditë me radhë në qytetin e gurtë të Gjirokastrës zhvillohet Panairi i 12-të i Trashëgimisë Kulturore dhe Artizanatit. Rreth 40 mjeshtra të punimeve të traditës nga mbarë vendi kanë ekspozuar punimet e tyre në pazarin karakteristik duke risjellë edhe një herë në vëmendje traditën e punimeve në gur të skalitur, drugdhendje, punimet me avlemend apo edhe kostumeve popullore qindra vjeçare. Vetë artizanët pjesa me e madhe e të cilëve kanë qenë pjesmarrës edhe në edicionet e mëparshme shprehen se ky panair është një vlerësim që kthen vëmendjen nga tradita e punimeve me dorë. Panairi i artizanëve është ndjekur me kërshëri nga qytetarët gjirokastritë, ndërsa nuk kanë munguar edhe turistë te huaj ,vizitorë të qytetit të gurtë në këto ditë vjeshte.