PD Gjirokastër e zhgënjyer me ministrat që emëroi Basha: Rama përdor administratën për fushatë

Kryetari i PD Gjirokastër dhe njëkohësisht kandidat për deputet, Roland Bejko denoncon atë që ai e quan presion mbi administratën publike nga kryeministri Rama, duke e detyruar të marrë pjesë në fushatën elektorale.

Në reagimin e tij Bejko i referohet takimit të Ramës dje në Virua me gra e vajza të qarkut. Sipas Bejkos, kush mungonte në takimin e Viroit, humbiste vendin e punës.

Pa gjykuar pretendimin e tij, pyetja që shtrohet është kjo: Ku janë ministrat teknikë të propozuar nga Lulzim Basha, për të penguar administratën të përfshihet në zgjedhje?

Sipas PD këta ministra dhe drejtorët e tjerë teknikë do të garantonin zgjedhje të lira e të ndershme.

Më poshtë reagimi i plotë i Bejkos./ArgjiroLajm.net/

NUK BËHET SHTETI DUKE SHKELUR LIGJET VET KRYEMINISTRI !

Edi Rama dhe Partia Socialiste vazhdon ta përdorë presion mbi administratën publike për ta detyruar të marë pjesë në fushatën elektorale.

Kjo në foto është një ftesë që stafi i tij e ka dërguar në çdo zyrë të institucioneve në Gjirokastër.

Gjithkush që do të mungonte në mitingun e zhvilluar në Virua do humbiste vendin e punës.

Siç duket dhe në fotot poshtë, gjithë nëpunësit e administratës, dhe ata me status civil, janë përdorur me detyrim për të mbushur sheshin e Viroit të transportuar me autobuzë.

Ndërkohë vet Kryeministri përdor makinat, karburantin dhe financat publike në dobi të fushatës së tij.

SHTETI NUK BËHET DUKE SHKELUR LIGJET !