PD Gjirokastër i jep ultimatum Zamira Ramit: Ndërhy për rrugët ose do protestojmë

PD GjirokasterGjendja e rëndë në të cilën ndodhen rrugët e qytetit të Gjirokastrës ka sjellë edhe reagimin e Partisë Demokratike që ka paralajmëruar protestë nëse Bashkia e qytetit nuk ndërhyn për disiplinimin e investimit në rrethrrotullimin që lidh qytetin me aksin nacional.

Në një deklaratë për mediat, kreu I PD Gjirokastër Roland Bejko ka theksuar se pavarësisht apeleve të shumta të medias dhe taksapaguesve të qytetit, Bashkia e qytetit dhe Drejtoria Rajonale e Rrugëve kanë qëndruar indiferente duke sjellë edhe degradimin e mëtejshëm të situatës, jo vetëm në rrethrrotullimin e urës së lumit, por edhe në rrugët e brendshme të qytetit të dëmtuara nga punimet për ujësjellësin.

Bejko u ka lënë një javë afat drejtuesve vendorë për të ndryshuar situatën. Në të kundërt, është shprehur ai, PD Gjirokastër do të protestojë me bllokimin e aksit nacional të rrugës në rrethrrotullimin e urës së lumit. Punimet përgjatë rrugës nacionale që përshkon hyrjen e qytetit të Gjirokastrës të rinisuara një vit më parë, kanë përkeqësuar situatën e rrugëve në këtë qytet duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve, ndërsa rruga e lënë pa mirëmbajtje ofron një panoramë skandaloze për qytetin e gurtë, trashëgimi kulturore e UNESCO.

12746052_10208901357200676_134397394_n