PD Gjirokastër mbledh nesër strukturat, mobilizohen për protestën e së shtunës

Në prag të protestës së 18 shkurtit, Partia Demokratike në Gjirokastër do të zhvillojë një takim nesër në orën 16:00 në kinemanë e qytetit, me drejtuesit e strukturave, anëtarët dhe simpatizantët e PD dhe partive aleate, Forumit Rinor dhe Lidhjes Demokrate të Gruas.

Të pranishëm në takim pritet të jenë edhe zyrtarë të lartë të PD-së nga Tirana.

Në fokus të takimit është protesta e opozitës ditën e shtunë dhe nisja e fushatës elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit. Në fund të këtij takimi, PD Gjirokastër do të zhvillojë edhe një takim kryesie.