PD mobilizohet për protestë, takime me anëtarët në Nepravishtë… dhe një detaj nga fotot

Partia Demokratike mobilizon bazën e saj për protestën e 18 shkurtit, të paralajmëruar nga kryetari Lulzim Basha.

Dega lokale në Gjirokastër organizoi një ditë më parë takime me seksionin e Nepravishtës. Ndërkohë veç mobilizimit për protestë, në fokus të takimit ka qenë edhe iniciativa e PD-së që kandidatët për deputetët t’i propozojë anëtarësia përmes një platforme online.

Ndonëse ka pak gjasa që këto propozime të merren në konsideratë, ajo shihet si një formë e mirë marketingu politik për të shtyrë qytetarët drejt propozimeve të tilla. Për momentin nuk dihet ende se cilat kanë qenë propozimet për deputetët të PD-së në qarkun Gjirokastër.

Të pranishëm në takimin e djeshëm në Nepravishtë, ishin kreu i PD-së, Roland Bejko dhe ish-kryebashkiaku i Libohovës, Altin Çomo. Teksa shikon fotot bie në sy edhe një detaj që s’mund të anashkalohet: shkelja e ligjit antiduhan. Të pranishmit tymosin brenda në lokal, ndonëse është e ndaluar me ligj./Libohova Online/

Image may contain: 7 people, people sitting and indoor

Image may contain: 5 people, people sitting and indoor

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Image may contain: 12 people, people sitting and indoor

Image may contain: 11 people, people sitting and indoor

Image may contain: 6 people, people sitting and indoor

Image may contain: 7 people, people sitting and indoor

Image may contain: 5 people, people sitting and indoor

Image may contain: 8 people, people sitting and indoor

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

Image may contain: 8 people, people sitting and indoor

Image may contain: 6 people, people sitting