Përfundon në polici 45-vjecari nga Valareja, dhunoi në ’18 Shtatori’ një të moshuar. Shkak… pluhurat e tapetit në pallat

Një ditë më parë ArgjiroLajm.net raportoi për një ngjarje të rëndë të ndodhur në bulevardin e lagjes ’18 Shtatori’, ku u godit me grusht një i moshur.

Sot policia e Gjirokastrës njofton se janë referuar në prokurori materialet për agresorin, i cili është një 45-vjeçar.

“Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin F.C, vjeç 45, banues në fshatin Valare, pasi dyshohet se në orën 01.10.02017, në lagjen “18 Shtatori”, ka goditur me grusht shtetasin N.K, vjeç 59, banues në Valare. Neni 90 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.

Ndërkohë që shkak i ngjarjes ka qenë konflikti i vazhdueshëm që 45-vjecari kishte me të moshuarin. Ata janë të dy komshinj dhe shpesh grindeshin për pluhurin e tapetave që shkundeshin një kat më lart ku banonte i moshuari.