Përfundon numërimi i 3 kutive të para në qarkun Gjirokastër, PS nis kryesimin

Del rezultati i 3 kutive të para të hapura në qarkun Gjirokastër. Bëhet fjalë për kutitë në fshatin Buz e Qesarat të Bashkisë Memaliaj. Rezultati është ky: PS 395 vota, PD 192 dhe LSI 81. Ndërkohë ka nisur numërimi edhe në Tepelenë e Libohovë. Pritet pas pak të nisë numërimi edhe në Gjirokastër. Qarku Gjirokastër dergon në Kuvend 4 mandate deputetësh nga 5 që kishte në zgjedhjet e vitit 2015.