Përkujtohet në Zagorie 73-vjetori i Brigadës së 8-të Sulmuese (FOTO)

Në Sheper të Zagories u përkujtua sot 73-vjetori i formimit të Brigadës së 8-të Sulmuese gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Me këtë rast është organizuar një ceremoni ku merrnin pjesë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, kretari i Këshillit të Qarkut Gjirokastër, Armand Hila dhe kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi. Veç tyre ishin të pranishëm familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës dhe banorë të tjerë të zonës.

Në fjalën e saj ministrja Kumbaro e vlerësoi këtë ceremoni me rëndësi të madhe, jo vetëm për të përkujtuar të rënët, por edhe si një mundësi për të njohur dhe promovuar më tej Zagorien.

“73 vjetori i Brigadës së 8-të Sulmuese mbledh sot këtu në Sheper tre breza. Më vjen mirë që këtu sot janë edhe fëmijët edhe veteranët. Ky takim është jo vetëm një mundësi shumë e mirë për të shkëmbyer ngjarjet historike, por është një rast për të rikthyer vëmendjen në një nga zonat me potencial të jashtëzakonshëm turistik. Përkujtimi i çdo ngjarje historike ka edhe një moment tjetër mbrapa, që lidhet me promovimit turistik dhe kulturor të zonës. Nuk duhet që Zagorien ta njohim vetëm përmes teksteve të Çajupit, por duke e shkelur. Gjithë investimet që po bëhen në infrastrukturë në qarkun Gjirokastër, shërbejnë gjithashtu edhe për të sjellë turizmin në pikat më të bukura të Shqipërisë siç është patjetër edhe Zagoria”, tha Kumbaro.

Të pranishmit vendosën kurora me lule në lapidarin ku janë shkruar emrat e 148 dëshmorëve, si dhe bënë homazh për sakrificën e tyre sublime në luftën me okupatorët nazistë.

/Libohova Online/

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

Image may contain: 1 person, crowd, outdoor and nature

Image may contain: 3 people, people standing, tree, wedding, suit and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

Image may contain: one or more people, crowd, sky, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

Image may contain: 1 person, standing, tree, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, people standing, sky, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, tree, crowd, camera, hat and outdoor

Image may contain: one or more people, crowd, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, people standing, crowd, tree, wedding, grass, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, people standing, mountain, sky and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

Image may contain: 4 people, people standing, suit, tree, wedding, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, crowd, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing, crowd, mountain, grass, outdoor and nature