Përmbytjet, ende problem energjia elektrike në disa zona të Gjirokastrës

teknoTre ditë pas përmbytjeve vazhdon ende problemi i furnizimit me energji elektrike në të gjithë vendin. Kompania edhe pse thekson se po vijon punën ende nuk duket një përmisim i situatës.

Këtë të martë sipas OSHEE mbeten me defekt 55 fidera pjesa më e madhe prej të cilave, furnizon me energji elektrike zonat rurale.

Sa i përket Qarkut Gjirokastër ka probleme në furnizimin me energji në Ballaban, Sukë, Lekël, Sukë, Lazarat e Petran.