Përmbytjet, ja rrugët problematike në Qarkun Gjirokastër

furgon-permbytjeAkset rrugore nacionale janë të kalueshme për momentin, rrezikon dalja e ujit në rrugë në vendin e quajtir Kthesa e Viroit në hyrje të qytetit Gjirokastër.

Si pasojë e daljes së lumit Drinio nga shtrati është bllokuar aksi rrugor rural Gjirokastër- Lunxhëri.

Si dhe është bllokuar aksi rrugor Libohovë –Sofratikë.

Ne Memaliaj tek rrepet e Memaliaj, në lokalin e quajtur “1 Maji”, është bllokuar roja i lokalit nga prurjet e mëdha të lumit Vjosë.

Forcat e policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë përpjekje për ta nxjerrë por s’kanë mundur dot për shkak të prurjeve të mëdha të lumit.

Për nxjerrjen e tij nga lokali do të niset një helikopter, pasi vetëm nga ajri mund të realizohet nxjerrja e tij. Gjendja e rojes së lokalit është e mirë pasi ka hipur në pjesën e sipërme të lokalit dhe nuk rrezikohet për momentin.

Në Përmet, aksi rrugor Përmet- Çarshovë është i bllokuar në vendin e quajtur Badlonjë pasi lumi Vjosë ka dalë rreth dy metra në rrugë.

Aksi Rrugor Tepelenë- Përmet është i bllokuar në vendin e quajtur Dragot, pasi lumi Vjosë ka dalë në rrugë.