Përmbytjet, kjo është gjendja në rrugën pranë varrezave të Gjirokastrës (FOTO)

Situata më kritike në Gjirokastër aktualisht mbetet rruga nacionale Gjirokastër-Kakavijë, pranë varrezave të qytetit si dhe tek liqeni i Viroit. Kalimi i automjeteve në këtë pjesë të rrugës bëhet me vështirësi, pasi  vazhdon të ketë vërshim të ujërave nga përroi. Rekomandohet që automjetet e ulëta të shmangin kalimin në këtë segment. Gjatë paradites ka patur shumë mjete të cilat shfaqën probleme në motor pas depërtimit të ujit.