Pikë e paligjshme për bastet sportive në Gjirokastër, policia sekuestron televizorët, 51-vjeçari përfundon në Prokurori

Policia e Gjirokastrës ka referuar në Prokurori një 51-vjecar i cili dyshohet se po ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit në lagjen ’18 shtatori’.

Në lokalin e tij janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 8 televizorë, 1 printer dhe 2 kompjuter të cilët shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Më poshtë njoftimi për media i policisë Gjirokastër.

Më datë 28.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin L.K, vjeç 51, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se, në lagjen “18 Shtatori”, në lokal, u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 8 televizorë, 1 printer dhe 2 kompjuter, të cilat shërbenin për vendosjen e basteve sportive. Nenet 197 e 198 të  Kodit Penal.