Plagosje me thikë në Gjirokastër, 38-vjeçari përfundon në spital

Për shkak të një parakalimi të gabuar, një shtetas është plagosur në Gjirokastër. Policia njofton se në Spitalin Rajonal Gjirokastër është paraqitur për të marr ndihmë mjekësore shtetasi B.D, 38 vjeç, banues në Fier, pasi është plagosur me mjet mprehës (thikë) nga një shtetas tjetër.

Shkaku paraprak i konfliktit sipas deklarimeve të të dëmtuarit dyshohet se është parakalimi i gabuar me mjet nga ana e autorit.

Shtetasi B.D. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes , po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.