“Plakat e Prillit” spostojnë takimin e Ramës me të rinjtë e Gjirokastrës

Takimi i kryeministrit Edi Rama me të rinjtë e qarkut Gjirokastër që votojnë për herë të parë, i parashikuar të zhvillohej sot në orën 10:00 në Kalanë e qytetit, është spostuar.

Mësohet se takimi do të organizohet në Bashtenë e Teqesë në zonën historike të qytetit.

Kjo zhvendosje është bërë për shkak të erës dhe temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit.