Plas gallata/ Tritan Shehu si Vangjel Tavo, jep numrin e celularit: Është i vetmi që kam, unë nuk mbaj dy numra

Sulmet dhe ironia që Flamur Golemi e Mirela Kumbaro nisën ndaj Vangjel Tavos, sa i përket asaj që qarkullon si legjendë urbane për numrin e telefonit të deputetit të LSI-së, janë kthyer prej ditësh në kryefjalë të fushatës elektorale në Gjirokastër.

Së fundi është edhe Tritan Shehu, kryesuesi i listës së PD-së që bën publik numrin e tij. Gjatë një interviste për televizionin Channel 7, Shehu ka thënë:

“Unë do them që numri im i telefonit është ai që kam pasur që në vitin 1996, pasi nuk e kam ndërruar asnjëherë. Ky numër është i hapur natë e ditë, e kam pasur kështu që kur kam qenë mjek reanimator. Vetëm në ato raste kur nuk përgjigjem dot se s’kam mundësi. Numri im është 068 20 30 058. Ky është i vetmi që kam, unë nuk mbaj dy numra”, tha Shehu.

Me sa duket çështja e numrit të telefonit të kandidatëve për deputetë, po shndërrohet në një debat banal, që nuk i duhet fare qytetarëve.

Por përdoret mjeshtërisht si fasadë për t’i ikur problemeve dhe thjesht sa për të mashtruar në këmbim të votës.

/ArgjiroLajm.net/