Plehrat e fshatrave të Dropullit, depozitohen dhe digjen pranë lumit rrugës për Libohovë (VIDEO)

Pamjet që shihni në foto dhe video, janë përbri rrugës që të çon në Libohovë, pak pasi kalon kthesën e Sofratikës.

Pirgjet me plehra grumbullohen anës lumit dhe digjen herë pas here duke shkaktuar një ndotje të madhe të mjedisit.

Mësohet se ato janë mbeturina nga fshatrat e Dropullit, të cilat depozitohen në këtë vend nga kompania që kryen pastrimin. Në plot raste të tjera krahas plerhrave janë djegur edhe goma të përdorura makinash.

Përballë kësaj situate hesht Bashkia Dropull, Bashkia Libohovë dhe Inspektoriati Rajonal i Mjedisit në Gjirokastër.

/Libohova Online/