Po vjen i ftohti ekstrem, temperatura deri në -15 gradë celcius

1559754_1252077891485892_1378609715317122596_nNë fillim të javës së ardhshme vendi do përjetojë ditë të vërteta dimri. Temperaturat do fillojnë të bien që nga dita e nesërme. Duke iu referuar motit në BalkanWeb, temperaturat nesër do ulen me tre gradë, ndërsa pasnesër e në vazhdim me 2 gradë të tjera, duke shkuar deri në -10 gradë celsius në javën që vjen.

Prandaj ju rekomandojmë të visheni trashë dhe të evitoni lëvizjet në orët e para të mëngjesit dhe në mbrëmje vonë.

Ulja drastike e temperaturave do te filloje nga e shtuna e 16 janarit e shoqëruar me reshje dëbore dhe shiu. Ndërsa e marta parashikohet te shënoje kulmin e te ftohtit, -15 grade celsius ne veri dhe juglindje te vendit. Edhe Shqipëria e mesme do te përfshihet nga ngricat, ndërsa në Tiranë parashikohet që temperaturat të shkojnë deri në -8 gradë celsius.

Sipas parashikimeve sasia me e madhe e dëborës do te bjere ne Pogradec, Korçe, Gjirokaster, Kukës dhe Puke, ndërsa parashikohet të ketë probleme me qarkullimin në rrugë si pasojë e borës dhe ngricave.