Policia e Gjirokastrës shoqëron Eni Çobanin, është denoncuar për kërcënim

Juristja e njohur Eni Çobani është shoqëruar ditën e sotme në polici, për shkak të një problem më një qytetare e cila kishte marrë pjesë në një seancë ndërmjetësimi tek emisionin “E Diela Shqiptare”.

Juristja ka qenë në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Gjirokastrës kur e kanë shoqëruar. E gjitha historia ka nisur në minutat e para të seancës në gjykatën e Apelit në Gjirokastër ku Eni Çobani akuzon Rudina Ismailajn, se është futur me çimka në sallë dhe se duhej të kontrollohej.

Pas seancës kjo e fundit ka deklaruar se do të kallëzojë Eni Çobanin pasi sipas saj ndihet e kërcënuar. Rudina Islamaj shprehet se ndihet e kërcënuar dhe se do ti bëjë kallëzim Eni Çobanit.

‘Do i bëj kallëzim Eni Çobanit. Ka kërkuar përjashtimin e trupit gjykues dhe ka qenë pa avokat me vete. Eni Çobani më ka thënë në mes të sallës: Pas do me kesh!” Ndërkohë Rudina ka tërhequr edhe audion e seancës për ta faktuar. Eni Çobani ka qene avokate e ish-vjehrrës së Rudinës.