Policia e Gjirokastrës zbulon parcela me hashash në Golem. Në pranga një person

golemPolicia ka njoftuar sot se ka asgjësuar 1100 bimë narkotike, në Golem të Gjirokastrës, vetëm pak kilometra larg Lazaratit.

Policia njoftonte se efektivët e Policisë Gjirokastër në vijim të kontrollit të territorit për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë asgjesimin e 1.100 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva në vendin e quajtur “Murrizi i Poshtëm” në fshatin Golem, Gjirokastër, të kultivuara në një parcelë të madhe të hapur rishtas për kultivim e bimëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit Vladimir Lazaj, 50 vjeç, banues në fshatin Golem, Gjirokastër.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ky shtetas ka qenë në dijeni për parcelën e mbjellë me bimë narkotike dhe për autorin.

Ndërkohë u bë shpallja në kërkim e shtetasit Lavdosh Islamaj,28 vjeç banues në fshatin Golem.

Shpallja në kërkim e tij u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas në vendin e quajtur “Murrizi i Poshtëm” në fshatin Golem, kishte mbjellë 1.100 rrënjë bimë narkotike.

golem