Policia “zbërthen” makinën në Kakavijë, kapen 10 kg marijuanë

Policia ka bërë të ditur sot se në pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijes u paraqit për të udhëtuar drejt Greqisë, shtetasi Angjelo Hamiti me automjetin tip Benz me targë AA811DS.

Nga kontrrolli i ushtruar nga Policia Kufitare, në vijën e dytë, rezultoi se në tranversat anësore të sediljeve dhe të dyerve ishin fshehur 20 pako, me peshë 10 kg marijuanë. Angjelo Hamiti u vu në pranga.

Në PKK Kakavije mbërriti grupi hetimor dhe specialistët e antidrogës, të cilët vijojnë veprimet.

Në përfundim të veprimeve materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

droga