Pozicionet e seksit sipas madhësisë së “zogut”

sex20-300x201Kënaquni, pa marrë parasysh se çfarë madhësie ka organi gjenital. Për çdo “problem” kemi zgjidhje.

Për ato “më të vogla” dhe për ato të cilat ndihen ashtu

Gjithsesi poza më e mirë është stili ‘doggy’, e cila mundëson penetrim më të thellë. Partnerja në pozën e këtillë do të ndiejë çdo milimetër të penisit të partnerit, transmeton Telegrafi. Mirëpo, kjo pozë është shpeshherë e dhembshme për femrat kur është fjala për meshkujt me penisin dukshëm më të madh se mesatarja.

Për damën e “bujshme”

Diçka që tingëllon ideale, megjithatë nuk mund të jetë fare aq ideale nëse partnerja gjatë seksit ndien dhembje dhe pakënaqësi, ndërkaq kështu lehtë mund të ndodhë duke pasur parasysh që vagjina mesatare në gjendje eksitimi mund të zgjerohet deri në 16 cm. Nëse penisi juaj është më i gjatë, atëherë zgjidhja më e mirë është “ajo sipër” apo poza kauboj e kthyer mbrapsht, në të cilën partnerja në tërësi kontrollon thellësinë e penetrimit.

Për mesataret

Edhe pse lirisht mund të lozin me të gjitha pozat, u këshillohet ajo ulur në të cilën femra ulet sipër, me këmbë përreth tij, ndërkaq ai e mban për vithe.

Për ato “më të shëndosha”

Vagjina diç më lehtë i përshtatet gjatësisë sesa gjerësisë, andaj nuk është keq të përdoret lubrifikanti, i cili do ta bëjë më të lehtë penetrimin. Poza më e mirë është ajo misionare, me ç’rast femra duhet t’i ketë këmbët të hapura më shumë, sepse në të kundërtën fërkimi mund të irritojë grykën e mitrës.

Për ato “më të hajthme”

Për ndjenjë më të madhe të kënaqësisë, pozat më të mira janë ato në të cilat partnerja i mban këmbët afër njëra-tjetrës – ngjashëm me seksin anash, përkatësisht të ashtuquajturën poza lugë. Zgjidhje e mirë është edhe ajo në bark, ndërkaq ai penetron nga prapa, kështu që partnerja i mban këmbët të mbledhura.