“Prefekti i Gjirokastrës kishte kërkuar heqjen e flamujve grekë nga fshati Bularat”

Deri më tani alibia kryesore e mediave greke dhe qarqeve nacionaliste për vrasjen e 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas në fshatin Bularat, është se ai u vra për flamurin grek, të cilin sipas këtyre pretendimeve, nuk u lejua ta çonte në fshat me rastin e ditës së ‘JO-së’, më 28 tetor. Ishte fjala për një flamur të madh.

Ndonëse në të gjitha fotot apo videot e bëra publike, prezenca e flamujve grek ishte e dukshme, madje edhe ministrja greke e Kulturës e kishtë përshëndetur diçka të tillë, banorët e Bularatit i mëshojnë versionit se Kacifas ishte provokuar nga policia. Gjatë emisionit ‘Open’ në Top Channel, një prej banorëve i tha gazetares Anila Hoxha se heqjen e flamujve nga fshati e kishte kërkuar edhe prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj.

‘Prefekti i qarkut ka thënë para një muaj, ka thënë edhe tani afër që duhen hequr flamujt’, u shpreh një prej banorëve. Shihni videon më poshtë.