Prerja e pyjeve/ A po shkelet moratoriumi në Zagorie?

Ditët e fundit banorët e Zagories kanë ngritur një shqetësim që lidhet me prerjen e pyjeve në pyllin në Dermaz. Sipas tyre prerjet janë pa kriter dhe se po shkelet moratoriumi duke shpyllëzuar sipërfaqe të mëdha me pyje.

Burime të Libohova Online pranë Bashkisë Libohovë thonë se firmës që i ishte dhënë leja nga Ministria e Mjedisit, iu shty me një javë pasi në fund të muajit dhjetor ajo ndërpreu punën për shkak të motit të keq.

Rrjedhimisht shumë prej druve të prera më parë ngelën pa u transportuar nëpër shkolla pasi rruga ishte e bllokuar, prandaj firma e vijoi punën në ditët e para të muajit shkurt.

Vendi i prerjes së druve është përcaktuar nga Ministria e Mjedisit, me kërkesë të Bashkisë Libohovë. Ndërkohë që gjatë prerjes së pyjeve ka patur inspektime nga taskforca e ngritur në Gjirokastër dhe nga Bashkia Libohovë. Aktualisht kontrata është mbyllur dhe firma nuk vazhdon më prerjen e druve në Zagorie./Libohova Online