Presideni Nishani dekoron mjeshtrin e klarinetës, Laver Bariu (FOTO)

Presidenti Bujar Nishani dekoroi ustain e klarinetës, Laver Bariun (pas vdekjes), me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”,me motivacionin: “Për mjeshtërinë e interpretimit, si një nga personalitetet më të spikatur të sazes përmetare. Me virtuozitetin e tij të rrallë si instrumentist dhe drejtues artistik mundësoi përçimin e vlerave të rralla e të vyera të muzikës popullore shqiptare”.

Dekorimi i tij u krye në Përmet me rastin ditëlindjes së Laver Bariut.  Po kështu, kreu i shtetit dekoroi bijen e Frasherit Tefta Tashko Koçon (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit”. Dekoratë tjetër u dha edhe për Sazet e Përmetit me Titullin “Mjeshtër i madh”. Po kështu u dekorua edhe Profesor Vasil S. Tole, si dhe atdhetari Kamber Bënja (pas vdekjes) me “Dekorata e Artë e Shqiponjës”.

Image may contain: 1 person, standing

Image may contain: 1 person, standing and indoor

Image may contain: 2 people, indoor

Image may contain: 7 people, people standing

Image may contain: 3 people, outdoor

Image may contain: 14 people, people standing and suit

Image may contain: 3 people