Prezantohet portali i ri ku mund të denonconi korrupsionin

korrupsioni-1024x727 (1)Stopkorrupsionit.al Ky është portali më i ri i prezantuar nga qeveria, për të luftuar korrupsionin.

Në të, cilido qytetar mund të denoncojë raste të ndryshme korrupsioni. Ai ka mundësinë të identifikohet ose të mbetet anonim.

Por, ka shumë skepticizëm se korrupsioni mund të luftohet me portale. Kjo, duke qenë se kjo praktikë është ndjekur disa herë në Shqipëri, madje edhe nën këtë qeveri për denoncimin e ndërtimeve pa leje apo për korrupsionin në drejtësi.

Dhe, nuk është se ka pasur rezultate. Madje, në disa raste, denoncuesit edhe janë paditur për shpifje dhe kanë rrezikuar që të përfundojnë nga akuzues, në të akuzuar.