Prifti grek: Mos lini para në bankë

greqiaaa-e1424179177668Në fshatin Serres në veri të Greqisë, një prift kishte një mesazh të pazakontë për banorët: Pastroni llogaritë, mos lini gjë aty.

Një banore e vjetër e fshatit e dëgjoi këshillën e tij- derisa djali i saj mësoi për lajmin.

“I thashë mamasë shko dhe dërgoi paratë sërish në bankë. Është shumë e rrezikshme që t’i mbash në shtëpi, ku jeton e vetme,” tha Efthymios.

Një ngjarje e të martës tregoi se ai kishte të drejtë: Në jugperëndim të vendit, një çift i moshuar ra pre e hajdutëve, ata kishin fshehur 62 mijë euro në shtëpi.

Njoftimet e policisë janë të mbushura me ngjarje të tilla.

“Ne i këshillojmë grekët që me çdo kusht të lënë paratë e tyre në bankë, për interesin tyre,” tha një zëdhënës i policisë, Kleanthis Papagiannopoulos. “Ose të paktën të mos tregojnë nëse tërheqin shuma të mëdha.

Frika e grekëve vazhdon, pavarësisht se qeveria e re ka dhënë sinjale se kërkon që të zgjasë programin e ndihmës, duke rënë kështu dakord me BE-në.

Por negociatat kanë dështuar disa herë dhe kjo ka bërë që banorët të jenë në ankth. Ata druhen se mos rikthehet dhrahmia, ose mos ndodh si në Qipro, kur klientët e bankave u detyruan që të heqin dorë nga një pjesë e parave.

Që nga fundi i nëntorit, nga bankat greke janë tërhequr 20 miliardë euro./